Vijon peticioni kundër “Zajednicës”, mbi 100 mijë nënshkrime

Peticioni i tyre ka filluar 11 ditë më parë dhe vetëm për 10 ditë ka marrë 101 672 nënshkrime. Në peticion përfshihen të gjithë komunat e Kosovës.

Evetare Azemi,përgjegjëse për organizimin e peticionit në Ferizaj, për Portalb ka thënë që është mjaft e kënaqur nga përkrahja e qytetarëve të Republikës së Kosovës, por edhe për përkrahjen që jepet edhe nga ana e shqiptarëve të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Ajo gjithashtu thekson se në qoftë se nuk do merret parasysh peticioni i tyre Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të vazhdojë të ngrejë zërin kundër këtij vendimi që i dëmton shqiptarët.

Kjo është ajo që është shkruar në fillim të fletushkës që shpërndajnë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për çdo qytetarë që nënshkruan peticionin kundër Marrëveshjes së 25-26 gushtit.

Funksionalizimi i Zajednicës e bën Kosovën jofunksionale, duke e shndërruar atë në Bosnjë të dytë. “Zajednica” është një trup që do të ndajë Kosovën në aspektin institucional, territorial, ekonomik, në fushën e policisë dhe gjyqësisë. Në këtë logjikë është edhe marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi. Sot jemi të thirrur për t’u bashkuar kundër ndarjes. Për sovranitet kundër copëtimit. Qeveria ka kapitulluar, populli do ta mbrojë Republikën.

Afërdita Abdiu

Lajme të ngjashme

Back to top button