Elbasan, vritet me thikë një 21 vjeçar

Një zënkë për motive të dobëta duket se u bë shkak për një konflikt që i kushtoi jetën 21 vjeçarit, Gentian Bajraktari në Elbasan.

Sipas policisë ai u qëllua disa herë me thikë nga dy personat e dyshuar, vëllezërit Maringlen dhe Dorian Kristo banues në qytetin e Korçës. 21 vjeçari, Bajraktari punonte pranë parkut Rinia dhe ishte ulur në një lokal në momentin që ndodhi vrasja, njofton Tv Klan

Sipas dëshmitarëve në vendgjarje, Bajraktari u thërrit nga disa të rinj dhe më pas u qëllua disa herë me thikë. Edhe pse u dërgua menjëherë në spitalin kirurgjik, 21 – vjeçari humbi jetën si pasojë e hemoragjisë.

Menjëherë pas ngjarjes policia arrestoi edhe një nga autorët e krimit ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Uniformat blu të Elbasanit po hetojnë për të zbardhur motivet e vrasjes që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Lajme të ngjashme

Back to top button