Tetovarët kërkojnë zgjidhje nga Komuna për zgjidhjen e problemeve të qytetit

Formim të Qendrës për ndihmë juridike pa pagesë për viktimat e dhunës familjare, ndihmë nga Komuna për ndërtimin e pllakave përkujtimore për viktimat dhe civilët e konflikti të armatosur të vitit 2001, masa për mbrojtje të ndotjes së ajrit. Këto janë disa nga propozimet dhe kërkesat e tetovarëve të cilët sot kanë qenë të drejtuara për pushtetin lokal në forumin e organizuar nga Instituti Nacional Demokratik, njofton Meta.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, thotë që deri më tani Komuna ka marrë disa masa për mbrojtje nga ndotja e ajrit, për të cilëve pastrohen rrugët dhe hapësirat publike, formimi i ndërmarrjes publike “Parkingu i Qytetit”, me të cilat do të zgjidhet problemi i parkimit në qytet, e cila dukshëm kontribuon në ndotjen e ajrit.

Nga Forumi i grave të Tetovës, theksojnë se Qendra për ndihmë juridike pa pagesë për të viktimat e dhunës familjare është e mundshme që të shuhet, nëse i njëjti nuk fiton ndihma financiare nga komuna, nga ku janë përgjigjur se mbështetja për Qendrën do të varet nga buxheti i komunës i cili është i paraparë për vitin 2016.

Në forum, është ngritur edhe çështja e viktimave dhe civilëve të luftës së armatosur të vitit 2001, pllakat përkujtimore të të cilëve vazhdimisht janë shkatërruar.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ka thënë që qytetarët dhe shoqatat duhet të drejtohen drejt zgjidhjes së problemeve të tanishme reale, të cilat i mbrojnë të gjithë, pa dallim të përkatësisë së tyre fetare apo kombëtare.

Udhëheqësi i Këshillit të Komunës së Tetovës, Isen Xhemaili, vlerëson se përkujtimi i viktimave të vitit 2001, është çështje e rëndësishme, në të cilën institucionet duhet t’i kushtojnë vëmendje.

“Çdo iniciativë për viktimat e vitit 2001, duhet të institucionalizohet dhe t’i jepet përkrahje. Pllakat përkujtimore, nëse vendosen, në të ardhmen duhet të jenë pjesë e Planit Urbanistik të Komunës”, tha Xhemaili.

Propozimet dhe kërkesat e dhëna në forumin e sotëm, ashtu siç ka thënë kryetarja e Komunës Arifi, do të merren parasysh nga Komuna, të cilat varësisht nga financat, do të ndajë mjete për realizimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button