Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 67-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 67-të me debat rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për furnizime publike.

Në këtë vazhdim deputetët duhet të debatojnë rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për ZTZHI, për Ligjin për zona të gjelbra industriale, rreth Propozim ligjit për ekzekutim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, të Ligjit për mbrojtje sociale dhe më shumë ligje të tjera nga sfera e ekonomisë dhe financave.

Mes pikave në rend dite, të cilat gjithsej janë 100, janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për prodhimtari dhe qarkullim të armatimit dhe pajisjes ushtarake, të Ligjit për Akademi për gjykatës dhe prokurorë publikë, Ligjit për veprim rreth parashtresave dhe propozimeve, më shumë vendime ligjore nga fusha e shëndetësisë, kulturës, mbrojtjes sociale, arsimit dhe propozim-vendime ligjore nga opozita, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Back to top button