Marrëdhëniet Serbi-Kroaci arrijnë pikën kritike

Kryeministri i Kroacisë, Zoran Milanoviq më herët gjatë ditës në Zagreb, në hapje të Qendrës “Biocentre”, gjatë konferencës me gazetarë, kur është pyetur për takimin midis presidentit serb Nikoliq dhe presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviq në New York, është përgjigjur me ironi dhe përulje për Nikoliqin duke thënë: “E kush është Nikoliqi?”

Po ashtu, kryeministri kroat përmendi edhe kryeministrin serb Vuçiq, duke thënë se nuk dëshiron që të flasë me Vuçiqin, transmeton Indeksonline.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit serb Vuçiq. Ai ka thënë se do të takohej edhe me “dreqin e zi” nëse do të ishte në të mirë të Serbinë, stabilitetin rajonal, si dhe për të mirën e miqve dhe marrëdhënieve të mira midis kombeve.

Sipas Vuçiq, për këto deklarata Millanoviqi do të pendohet, dhe se Serbia është gjithmonë e gatshme për bisedime për hir të stabilitetit në rajon.

“Personalisht do të takohesha edhe me dreqin e zi nëse do të ishte beneficionale për Serbinë dhe stabilitetin rajonal, për të mirën e miqve dhe marrëdhënieve të mira midis kombeve”, ka thënë Vuçiq për Tanjug.

Lajme të ngjashme

Back to top button