Shembull i qartë për titull diskriminues

Ky tekst nuk ka problem me mënyrën në të cilën është shkruar, por me porosinë që e përcjell nëpërmjet pyetjes që e parashtron autori. Në fakt, titulli i këtij artikulli nxit diskriminim ndaj romëve.

Колку ќе трае луксузот во новото средно училиште во Шутка    Kalimero.mkKalimero.mkLinku deri te artikulli origjinal: Sa do të zgjasë luksi në shkollën e re të mesme në Shutkë?

Data dhe koha e publikimit: 17.09.2015

Data e recensionit: 24.09.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

Аutori i këtij teksti në titull në fillim të tekstit thekson se në Shuto Orizare është hapur një shkolle e re, me pajisje luksoze, mirëpo e parashtron pyetjen se sa do të zgjasë ky luks?

“Komuna e Shuto Orizares këtë vit fitoi shkollë të re të mesme. Shkolla me të vërtetë është e pajisur në mënyrë luksoze, duket shkëlqyeshëm, mirëpo pyetemi: “Sa do të zgjasë bukuria e saj?””

Prej ku paraqitet nevoja për të parashtruar një pyetje të këtillë? Është e qartë se autori i diskriminon romën, prandaj, edhe nxit diskriminim ndaj këtij komuniteti. Në shoqërinë tonë ekzistojnë stereotipe të llojit “je i ndytë si rom”, kështu që me siguri stereotipi i këtillë është edhe shkak për qëndrimin e këtillë të autorit.

Parashtrohet pyetja se a do ta parashtronte gazetari të njëjtën pyetje sikur të ishte ndërtuar ndonjë shkollë e këtillë e re dhe luksoze në cilëndo qoftë komunë tjetër të Shkupit? Gjithsesi, jo.

Mediat te ne shumë shpesh përdorin fjalë dhe paraqitje që lëndojnë. Stereotipet negative krijojnë paragjykime negative ndaj individëve të caktuar për shkak se ata janë të ndryshëm. Në numrin më të madh të rasteve, sjellja diskriminuese është e nxitur nga paragjykimet negative, si që është rasti edhe me këtë artikull.

Në këtë mënyrë, gazetari e ka shkelur edhe nenin 10 të Kodit të gazetarëve ku në mënyrë të qartë thuhet se:

Gazetari nuk do të krijojë me vetëdije e as që do të trajtojë informacione që i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në çfarëdo qoftë baze (nacionale, fetare,
racore, gjinore, sociale, gjuhësore, të orientimit seksual, politike…).

Mediat dhe profesionistët mediatikë duhet ta kuptijnë se e kanë njërin nga rolet kryesore në luftën kundër diskriminimit dhe në tejkalimin e stereotipeve shoqërore. Mu për këtë, gazetarët nuk duhet të shërbehen me forma dhe artikuj të këtij lloji.

Lajme të ngjashme

Back to top button