130 mijë persona punojnë në llogari të shtetit

Maqedonia për momentin ka 128.253 njerëz që punojnë në administratë dhe në ndërmarrjet publike. Kjo është kumtesa e Ministrisë për shoqëri informative dhe administratë pas informacionit në medie, ku duke u thirrur në të dhënat që nxori eurokomisari Johanes Han, shkruan se sektori publik “kushton” 185.000 pa të punësuarit në ndërmarrjet publike, njofton Kapital.mk.

Ky provokim derdhi kupën me spekulimet dhe kalkulimet në medie, që në mungesë të numrave precize, vazhdimisht tenton që në raste të ndryshme të numërojnë sa është numri i personave që “ushqehen” në llogari të shtetit.

Në vitin 2010 Ministria për shoqëri informative dhe administratë e ka paralajmëruar regjistrin që duheshe në afat prej 1 viti t’i numëroj të gjithë të punësuarit që punojnë në llogari të shtetit. Megjithatë, regjistri edhe pse u bë, nuk dha numër preciz për numrin e administratës, transmeton Portalb.

Më afër për numrin e administratës janë raportet e Avokatit të popullit, i cili duke tentuar të jap pasqyrë për përfaqësimin e drejtë në institucione publike dhe shtetërorë, dhe nëpër ndërmarrje, njëkohësisht bënte edhe numërimin e sektorit publik.

Raporti i fundit i Avokatit të popullit tregoi se në vitin 2014 shteti ka ndarë paga për 108.848 persona, duke potencuar se jo gjithë institucionet kanë dorëzuar raport deri tek avokati i popullit, gjegjësisht se numri nuk është preciz.

Bashkimi evropian, në Raportin për progres shkruan se në sektorin publik të Mqedonisë punojnë 25% nga numri i plotë i të punësuarve në vend, që në shifra arrin 170.000.

Në ndërkohë, vazhdojnë punësimet në administratë. Krahasimi i rebalancit të Buxhetit i bërë në korrik të këtij viti dhe propozim Buxheti për vitin 2016, tregojnë se gjatë këtyre dy muajve, nga rebalanci deri te propozim Buxheti, vetëm në institucionet e buxhetit janë punësuar rreth 60 administratorë.

Analiza e Kapital.mk tregon se Maqedonia ka më shumë të punësuar për kokë banori në sektorin publik. Respektivisht, në Maqedoni, çdo i 12-ti banor është i  punësuar në sektorin publik (nëse kalkulohet me vlerësimin për numrin e të punësuarve sipas Komisionit evropian). Në Serbi, një administrator shërben 14 qytetarë, ndërkaq në Kroaci raporti është 1 me 17. Kujtojmë, për shkak aranzhmaneve, FMN ka kërkuar që në të dy shtete të shkurtohet administrata, proces ky që ka filluar të aplikohet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button