Sinan Kurti, epror ushtarak është rrahur brutalisht, thotë se shkak ka qenë pasi ka folur shqip!

Eprori shqiptar i ARM-së Sinan Kurti është rrahur brutalisht nga persona të panjohur deri sa po blinte ushqime në tregun pas Kalasë së Shkupit.Kurti tha se para se të goditej në kokë kishte qenë duke folur në celular në gjuhën shqipe dhe ai thotë se ajo ka qenë e vetmja arsye pse është sulmuar, njofton Alsat-M. Ai nuk ka arritur të identifikojë sulmuesit, përveç që i ka parë të largohen nga vendi i krimit me tre motoçikleta.Sinan Kurti thotë se prej 10 viteve është i punësuar në ARM si epror ushtarak.

“Unë isha dalë privat për të parë diçka në treg, të shohë se si janë çmimet, isha duke ecur drejtë parkingu ku ishte ai poligoni për auto shkollat, atje ishin tre persona, maqedonas ishin, ata më sulmuan menjëherë, kishin qenë të përgatitur për këtë rast dhe erdh momenti që më goditën drejtë e në kokë dhe unë e humba vetëdijen tërësisht. Isha duke fol shqip në celular dhe më sulmuan,” deklaroi Sinan Kurti, epror në ARM.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button