Shokon fizikanti Hawking: Do të shpëtojmë duke ikur nga Toka

“Mendoj se mbijetesa e qenieve njerëzore do të varet nga aftësia për të jetuar në vende të tjera të universit, sepse rreziku që një katastrofë të shkatërrojë Tokën është i madh. Kështu dua të zgjoj interesin e publikut për udhëtimet hapësinore”, thotë shkencëtari anglez Stephen Hawking, i cili në një intervistë për “El Pais”, thotë se e ndjen për detyrë të informojë njerëzit për shkencën.

Studiuesi pavarësisht se është i sëmurë, ka lëshuar një fushatë për të kërkuar forma jete inteligjente në galaksinë tonë.

Ai thotë se “nëse jashtëtokësorët do të vijnë të na gjejnë, rezultati është shumë i ngjashëm me atë që ndodhi kur Colombo zbarkoi në Amerikë”.

Sipas tij, sfida e vërtetë është se si do jenë jashtëtokësorët.

Parashikimi i tij është se kompjuterat do t’i kalojnë qeniet njerëzore në saje të inteligjencës artificiale gjatë 100 viteve të ardhshme.

Hawking këshillon shkencëtarët e rinj që të shkojnë në Amerikë.

“Atje e vlerësojnë shkencën. Ata që janë të prekur nga aftësi të kufizuara i këshilloj të përqendrohen në gjërat që pa aftësia e tyre nuk i pengon të bëjnë dhe jo të ankohen”, deklaron fizikani.

Më tej shton se sëmundja e tij e ka liruar nga leksionet dhe nga takimet e mërzitshme, ndërsa pohon se tashmë ka më shumë kohë për t’u marrë me kërkime.

Stephen Hawking është i prekur nga sëmundja ALS, një sëmundje degjenerative progresive nervore, jo ngjitëse, që prek këdo, kudo, por arsyeja e shfaqjes së saj edhe më tutje në shumicën e rasteve mbetet e paqartë.

Lajme të ngjashme

Back to top button