Prokuroria ka shqyrtuar dëshmitë e “grupit të Kumanovës”

 

Ka mbaruar marrja në pyetje e të arrestuarve në aksionin e Kumanovës më 9 maj të këtij vitit, konfirmojnë për “24 Vesti” nga Prokuroria publike në Shkup. Kur do t’i mbledhin të gjitha dëshmitë nga prokuroria do të vendosin kur do të shpallet akuza.

“Po vijon hetimi i lëndës. Prokuroria ka marr në pyetje të dyshuarit. Për momentin prokurori përkatës po mbledh edhe materiale tjera në drejtim zbardhjen e rastit, me ç’rast pason edhe vendimi për veprim të mëtutjeshëm”, thonë nga Prokuroria publike, transmeton Portalb.

Disa nga të dyshuarit nuk kanë dhënë dëshmi, sepse nuk iu janë treguar dëshmitë me të cilat disponon prokuroria. Dëshmi ka dhënë një polic që ka jetuar në Lagjen e Trimave dhe është arrestuar ditën e aksionit.

Në ndërkohë disa medie kanë publikuar edhe letrën e hapur, edhe pse ende nuk është vërtetuar autenticiteti i letrës, ku anëtarë të policisë së Maqedonisë kërkojnë që prokurorja speciale Katica Jeneva të hetojë edhe rastin në Lagjen e Trimave- Kumanovë.

Afati për ngritjen e akuzës mbaron në nëntor./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button