Franca kryen sulmin e parë ndaj Shtetit Islamik në Siri

Pallati i Elizesë ka konfirmuar se ka bërë sulmet e para ajrore në Siri, kundër Shtetit Islamik, në bashkëpunim me koalicionin ndërkombëtar. Lajmi bëhet i ditur nga francezja “Le Monde”.

Edhe vetë presidenti francez, Francois Hollande bëri të ditur në fillim të shtatorit se janë dërguar avione drejt Sirisë, me argumentin e vetëmbrojtjes.

“Ushtria godet këdo që kërcënon Francën”, është shprehur ministri i Mbrojtjes, Jean- Yves le Drian në një intervistë për “Le Monde” më 18 shtator. Ai ka vijuar më tej se do të vihen në shënjestër qendrat e komandës, kampet e trajnimit dhe logjistikën e organizatës terroriste, që ushtria e quan “qendrën e gravitetit” të armikut.

Lajme të ngjashme

Back to top button