Zjarr në xhaminë më të madhe në Evropën Perëndimore

Xhamia më e madhe në Evropën Perëndimore sot pasdite është kapluar nga zjarri ndërsa zjarrfikësit po mundohen ta ndalojnë zgjerimin e zjarrit.

Siç raportojnë mediat britanike në fikjen e zjarrit në xhaminë Bujtul Futuh në jug të Londrës po marrin pjesë së paku 70 pjesëtarë të shërbimit të zjarrfikësve.

Zjarri ka rënë nga kati përdhes ku më pastaj është zgjeruar edhe në katin e parë.

Nga policia nuk ka informata nëse dikush ka qenë në xhami në momentin e shpërthimit të zjarrit si dhe ende nuk dihen arsyet e rënies së tij pasi që edhe më tej po punohet në fikjen e zjarrit.

Xhamia është ndërtuar në vitin 2003, dhe për këtë janë shpenzuar rreth 5.5 milionë funta. Mendohet se është më e madhja në Evropën Perëndimore dhe mund të pranojë 10 mijë njerëz.

Lajme të ngjashme

Back to top button