Këto janë dhjetë ushqimet e shëndetshme, që ju largojnë stresin

Të gjithë e kemi përjetuar momentin, kur ndjehemi keq dhe marrim ushqim të pashëndetshëm – për të gjallëruar vetën dhe për të marrë energji – e për tu penduar vetëm pak minuta më vonë.
Sipas ekspertes së ushqimit, Charlotte Watts trupi është i prirë për ushqime të pashëndetshme dhe të ëmbla, sidomos kur ndjehet keq.

Duke shkruar për Healthista, ajo ka zbuluar dhjetë ushqime të shëndetshme, që i ndihmojnë trurit të gjallërohet dhe që nuk e rëndojnë trupin, transmeton Telegrafi.

Frutat e malit në përgjithësi, janë stimulant të mirë, që të arrihet disponimi dhe të mposhtet stresi.

Në mesin e këtyre ushqimeve është çokollata, gomat e ëmbla dhe vaji i peshkut.

Kamomili, frytet e thata, si arrat, kikirikët dhe lajthitë, janë poashtu ushqim i sugjeruar për të larguar stresin.

Selino, hudhra, lakrat e të gjitha llojeve dhe peshku me vaj, janë në mesin e dhjetë ushqimeve që e përmbyllin listën e Watts.

Lajme të ngjashme

Back to top button