Plagjiatura ua pamundëson 42 studentëve të UP-së të studiojnë jashtë vendit

Plagjiatura ka bërë që 42 studentë të Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” të largohen nga lista e studentëve të përzgjedhur për të fituar bursë për studime jashtë vendit nga USAID-i.

Gazeta Zëri ka siguruar listën e studentëve me plagjiaturë që ka zbuluar USAID, 42 janë nga UP-ja, 5 nga UBT-ja, 2 nga AAB-ja, 1 nga AUK, 1 nga “Riinvest”, 1 nga SEEU dhe 3 të tjerë nga komuniteti pakicë.

Studentë të Universitetit të Prishtinës me numër më të madh, kanë arritur të kalojnë disa kritere dhe të radhiten në mesin e 160 studentëve që janë përzgjedhur për të fituar bursë për studime jashtë vendit.

Por, në fillim të muajit shtator, USAID përmes një komisioni ka arritur që të identifikojë studentët mashtrues dhe t’i largojë përfundimisht nga lista dhe mundësia për të fituar bursë jashtë vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button