Takim mes ministrit Ademi dhe ambasadorit të Holandës Wouter Plomp

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, sot ka realizuar takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Wouter Plomp, njofton Portalb.

Në këtë takim të parë, Ademi uroi ambasadorin Plomp, për emërimin e tij ambasador në vendin tonë duke potencuar se bashkëpunimi i mirë në sferën e arsimit dhe shkencës do të vazhdojë në të ardhmen.

Ministri Ademi e njoftoi ambasadorin Plomp, për aktivitetet dhe projektet që realizohen në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, dhe prioritetet në programin e ministrisë, si implementimin e strategjisë për arsim të integruar, reformën në fakultetet pedagogjike si dhe për modernizimin e arsimit të mesëm profesional.

Gjithashtu ambasadori holandez u interesua edhe për implementimin e projektit “Ndërtojmë ura” që ka për qëllim afrimin e nxënësve të përkatësive të ndryshme etnike dhe njohjen mes tyre me çka ndikohet në eliminimin e barierave dhe stereotipeve në mes të rinjëve, njofton Portalb.

“Mbretëria e Holandës do të vazhdojë të përkrahë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në realizimin e prioriteteve që kanë për qëllim integrimin e të rinjve në shoqëri, njohjen e tyre dhe përgatitjen e qytetarëve të ardhshëm të Evropës së bashkuar”, tha ambasadori Plomp në takimin me ministrin e MASH, Abdilaqim Ademi.

Lajme të ngjashme

Back to top button