LR-PDSH:BDI mashtron me projekte të vjetra

Lëvizja për reforma PDSH  thotë se gjatë vitit 2015 Qeveria e Maqedonisë nuk ka realizuar asnjë projekt me interes publik në zonat e banuara me shqiptarë.

Në buxhetin e vitit 2015 investimet e destinuara për infrastrukturë në zonat shqiptare kanë qenë në nivel rekord minimal. Ndodhur në këtë situatë, kreu i BDI-së Ali Ahmeti është kujtuar në projekte të vjetra që të mund t’i promovojë si të reja.

Nesër, ai ka paralajmëruar se do të merr pjesë në “lëshimin” në përdorim të rrugës së fsh.Debërc e cila është realizuar në vitin 2012! Kjo rrugë në gjatësi prej 2.5 km, ka 3 vite që është vënë në funksion dhe është ndërtuar edhe me vet-financim të banorëve të këtij fshati.

Kreu i BDI-së nesër gjithashtu do të “promovojë” ndërtimin e kanalizimit të fshatrave Pallaticë, Trebosh dhe Uzurmisht, për realizimin e të cilave banorëve lokal kanë paguar nga 700 euro për shtëpi. Shtrohet pyetja se a ndodh ky fenomen edhe në Maqedoninë lindore?

Lëvizja për reforma PDSH apelon për korrektësi nga lideri i BDI-së. Nuk është e ndershme që ju si lider, të promovoni projekte të vjetra, të financuara nga banorët lokal dhe emigracioni shqiptar, duke tentuar përvetësimin e tyre.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button