Policia konfiskon 4 kuaj që shfrytëzoheshin për kontraband mallrash

Në Fshatin Bllacë e Epërme, në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë  policia ka konfiskuar katër kuaj dhe 3.254 copa tekstili.

Nga prita e policisë ka shpëtuar trafikanti i cili nëpërmjet livadhit është arratisur në Kosovë.

Pasi që trafikanti është i panjohur, policia ka paralajmëruar se do të ngrejë akuzë kundër kryerësit të panjohur për “Kontrabandë”.

Policia ka konfiskuar 310 çorape për fëmijë, xhempera për femra dhe meshkuj  etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button