LSDM: Sjellja e disa negociatorëve është skajshmërisht e papërgjegjshme

Sjellja e një pjese të negociatorëve është skajsmërisht e papërgjegjshme de nuk duhet të ndodhë, ka reaguar LSDM për ndryshimet e Ligjit për Prokurorinë Speciale e cila është bërë pasi që versioni përfundimtar është mbyllur nga grupet punuese në Klubin e Deputetëve.

“Grupi negociator i LSDM-së, ka reaguar në sjelljen e disa nga negociatorëve në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Special, ose më saktësisht Ligjin për prokurorin special për ndjekje të veprave penale lidhur me bisedat të cilat kanë dalë nga përmbajtja e përgjimeve ilegale. Ajo i referohet një pjese të negociatorëve që skajshmërisht janë të papërgjegjshëm dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Veç asaj, ky incident është një paralajmërim serioz për publikun vendas, por edhe për ndërmjetësuesit ndërkombëtarë për karakterin e sjelljes së disa subjekteve politike të kyçura në bisedime. Duke e ditur se me kë kemi punë, LSDM edhe njëherë i ka vërtetuar të gjitha dispozitat të cilat kanë qenë rezultat i propozimeve dhe qëndrimeve tona. Është e qartë se nuk e kanë bërë të gjitha partitë që kanë kontribuar në rezultatin përfundimtar”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button