Bukë të zezë, kundër tensionit të lartë

Produktet që përmbajnë miell jo shumë të bluar, kanë rol të pazëvendësueshëm mbi funksionimin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Pjesë e rëndësishme e menysë ditore janë produktet si bollgur, krunde, lloje të ndryshme musli dhe buka e zezë, të cilat dukshëm e ulin rrezikun nga hipertonia. Ata që konsumojnë kësi lloj të ushqimit, eliminojnë edhe një numër të madh të shkaqeve për tu prekur nga sulmi në tru.

Ata që zgjedhin produkte me fara të plota në vend të miellit të bardhë, ata kanë rezultate më të mira sa i përket nivelit të kolestreolit, përveç kësaj kjo i përmirëson funksionet e zemrës dhe enëve të gjakut.

Këto fibra janë të nevojshme që të mbani organizmin në formë dhe të shëndetshëm

Sipas ekspertëve këto fibra janë të nevojshme që të mbani organizmin në formë dhe të shëndetshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button