Ja pse ndjeheni të uritur edhe pasi keni ngrënë

A ndjeheni gjithmonë të uritur edhe pasi keni ngrënë një vakt të plotë? Kjo mund të jetë për shkak të disa arsyeve.
Ky është një problem shumë i zakonshëm tek shumica e njerëzve. Për fat të keq, shumica e njerëzve që e kanë këtë problem nuk i kuptojnë arsyet prapa kësaj. Shumë prej tyre nuk marrin një dietë të shëndetshme, disa po por prapë ndjehen të uritur.

Më poshtë mund të lexoni disa arsye pse ndjeheni ende të uritur edhe pasi hani:

1. Hani shumë shpejtë
Nëse kurrë nuk ndjeheni të kënaqur pasi hani, herën tjetër provoni që të hani më ngadalë. Duke ngrënë shpejtë, ju e kufizoni kohën që ju duhet hormoneve të ngopjes për të punuar siç duhet. Hormonet zakonisht kanë nevojë për 20 minuta në mënyrë që të nxisin ngopjen. Provoni të ndryshoni ritmin e ngrënies për të mundësuar lirimin dhe veprimin e hormoneve të ngopjes në ushqimin që e hani.

2. Ushqimi juaj nuk përmban mjaftueshëm fibra dhe proteina
Mungesa e fibrave dhe proteinave në dietën tuaj mund të çojë në uri të menjëhershme pas ngrënies. Ushqimet të cilat përmbajnë sasi të mjaftueshme të fibrave dhe proteinave çojnë në një prodhim më të madh të hormoneve të oreksit të cilët kontrollojnë dëshirën për të ngrënë. Për më tepër, përderisa ushqimet e përpunuara përmbajnë më pak fibra, ato çojnë në një uri të rregullt, transmeton lajmi.net.

3. Keni probleme shëndetësore
Dibati, si lloji 1 ashtu edhe 2 dhe tiroidet tepër aktive shkaktojnë uri të tepërt për shkak të efektit të tyre në përgjigje të insulinës. Për më tepër, medikamente të caktuara si steroidet orale shkaktojnë simptoma të urisë. Prandaj rekomandohet që të takoni një mjek nëse ndjenja e urisë pas të ngrënit është një simptomë e re.

Të kesh uri pas ngrënies mund të jetë për shkak të disa faktorëve, sidomos shprehive tuaja të ngrënies. Mund të jetë gjithashtu për shkak të stresit dhe mërzitjes. Prandaj kontrolloni dietat tuaja dhe shihni nëse ato përmbajnë sasi të mjaftueshme të fibrave, proteinave dhe yndyrnave. Mundohuni që të ta lidhni atë me ngjarjet e përditshme të jetës tuaj dhe zbuloni mënyra si ta kontrolloni atë.

Lajme të ngjashme

Back to top button