Deputetit që i kujtohet me vonesë, edhe kur bën selfie edhe kur i voton ligjet

Miq të dashur, Nikolla Todorov, edhe në negociata si duket ua paska bërë një “he trik”, duke e falsifikuar draftin e Ligjit për prokurorin speciale, por vetëm në një paragraf. Lojën e paska luajtur tamam “vmrovski”. Por lëre që deputetët shqiptarë nuk kanë qenë të njoftuar në kohë me draftin për të cilin janë marrë vesh grupet negociatore me ndërmjetësimin e ekspertëve ndërkombëtarë, bile edhe deputetët që ishin pjesëmarrës në këto negociata nuk e kanë lexuar më propozim draftin dhe as që e kanë vërejtur atë veprim tinëzarë të Todorovit, por vetëm kanë shtypur butonat ZA.

Por nuk duhet t’ju habit fakti pse çiftit të Artan Grubit, ju qenka kujtuar pas një jave për trikun që paska bërë Todorovi, sepse ky djalosh nuk mundet ta dallojë një përmendore prej tre metrash të lartë se kush është, e lëre më një paragraf të ligjit. Nikolla, paska marrë karton të kuq. Por edhe kjo ia vlen kur e shpëton rastin topi të futet në gol, pastaj penaltinë mund të ndodhë Artan Grubi ta çoj huq!

Lajme të ngjashme

Back to top button