Manastir, shtatë persona të lënduar në një ndeshje komunikacioni

Shtatë persona janë lënduar në një ndeshje komunikacioni e cila mbrëmë ka ndodhur në “Crn Most” të Manastirit. Të lënduarit me ndihmë të shpejtë menjëherë janë dërguar në Klinikën e Spitalit të Manastirit për t’u dhënë ndihmë mjekësore.

Fatkeqësia ka ndodhur pas orës 20, ku gjatë përplasjes së dy veturave, njëra me targa të Manastiri, ndërkaq tjetra me të Prilepit. Është kryer ekspertiza nga ana e policisë dhe prokurorit publik, ndërkaq shkaqet për rastin në fjalë ende janë të pakonfirmuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button