Për ngjarje me interes nuk duhen lënë supozime

[Recension: Edhe “grupi i Kumanovës” në duart e Prokurores special]

Publiku nga gazetarët pret lajm të verifikuar me fakte që rrjedhin nga dy apo më shumë burime dhe jo me “sipas të gjitha gjasave…”.

download (4)

Linku deri te artikulli origjinal: Edhe “grupi i Kumanovës” në duart e Prokurores special

Data dhe koha e publikimit: 16.09.2015

Data e recensionit: 22.09.2015

Recensent: Xhenis Sulimani

Produkti gazetaresk që po e recensojmë thotë se “grupi Kumanovës” sipas të gjitha gjasave do të përfshihet në materialet e prokurores së re special. Gazetari nuk ofron ndonjë fakt konkret që verifikon gjasën e përfshirjes së grupit në hetimet e prokurores së re.

Ai më tutje titullin mundohet ta mbështesë në takimin e prokurores Janeva me ministrin e drejtësisë Adnan Jashari.

“Për këtë çështje Prokurori special, ka diskutuar të mërkurën edhe në një takim me ministrin e Drejtësisë, Adnan Jashari, njofton rtk.”

Mirëpo, në tekst nuk ka asnjë prononcim nga protagonistët e takimit për ta dëshmuar atë që e supozon gazetari. Andaj, gazetari duhet të theksojë se informacioni është i pakonfirmuar. Gazetari mund të publikojë diçka për të cilën nuk ka edhe aq dëshmi, por për të cilën ka mjaft indikacione se është i vërtetë, respektivisht diçka për të cilën ekziston dyshim i bazuar. Dyshimi i bazuar nënkupton prezantimin e argumenteve që janë të arsyeshëm dhe që janë indikacion se diçka është e vërtet, pa pasur dëshmi konkrete për vërtetësinë.

Verifikimi dhe saktësia janë imperativ moral i gazetarisë, sipas kodit etik gazetaresk. Dhe në këtë rast, për një ngjarje me aq interes për publikun, do të duhej të merreshin prononcime për të verifikuar informacionet.

Lajme të ngjashme

Back to top button