Rasmusen: Njëherë emri, pastaj NATO

Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi janë të vetëdijshme që dyert e NATO-s janë të hapura nëse i kapërcejnë ndarjet e vjetra, ka thënë mbrëmë sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fog Rasmusen në Dubrovnik. 

Ai edhe një herë përsëriti qëndrimin e ti, ashtu si në Athinë vitin e kaluar, se “Dera e Maqedonisë për anëtarësim në NATO është e hapur, por njëherë duhet të zgjidhet çështja e emrit, ashtu siç është vendosur në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008”.

“Për fat të keq, që nga ajo ditë ne nuk shohim përparim, por vendimi i Bukureshtit ende vazhdon”, ka potencuar Rasmusen.

Lajme të ngjashme

Back to top button