Besimtarët muslimanë në Shqipëri falin namazin e Kurban Bajramit (FOTO)

Mijëra besimtarë të mbledhur kanë falur namazin e Kurban Bajramit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.  Me praninë e besimtarëve muslimanë, klerikëve të këtij besimi, por dhe personaliteteve të shumta, u përcollën mesazhet e paqes dhe të harmonisë.

Kurban Bajrami 2015 Shqiperi, Tirane (4)

Pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë, në bulevardet dhe xhamitë kryesore të qyteteve besimtarët muslimanë falin namazin e Kurban Bajramit. Ndërkohë gjatë orëve të ditës, personalitetet e ndryshme nga jeta politike, kulturore, dhe fetare do të përcjellin mesazhet e tyre të urimit për Kurban Bajramin.
Kurban Bajrami 2015 Shqiperi, Tirane (2)

Siç edhe është bërë traditë, pas riteve fetare besimtarët mulsimane vizitojnë njëri-tjetrin për të shkëmbyer urimet e festës, ndërsa ka nga ata që edhe festojnë bashkërisht në ambiente familjare.
Kurban Bajrami 2015 Shqiperi, Tirane (1)

Ndërkohë menjëherë pas faljes së namazit të Kurban Bajramşt besimtarë të shumtë, por jo vetëm, organizata humanitare dhe institucione të tjera fetare në vend pritet të bëjnë mijëra kurbane mishi i të cilave do tu ndahet familjeve në nevojë në të gjithë Shqipërinë.

Kurban Bajrami 2015 Shqiperi, Tirane (3)

Kurban Bajrami 2015 Shqiperi, Tirane (5)
Kurban Bajrami 2015 Shqiperi, Tirane (10)

Kurban Bajrami 2015 Shqiperi, Tirane (9)

Kurban Bajrami 2015 Shqiperi, Tirane (8)

Kurban Bajrami 2015 Shqiperi, Tirane (6)

Lajme të ngjashme

Back to top button