Samsung Galaxy S7 do të vijë në dy versione?

Para pak kohe në internet janë shfaqur disa prova për ekzistencën e dy versioneve të ndryshme të Samsung Galaxy S7, njëri prej të cilëve do të jetë me një procesor Qualcomm Snapdragon 820, e tjetri me Samsung Exynos 8990.

Ndërsa tani janë zbuluar detaje të reja mbi dy variante të Samsung Galaxy S7, njëri që do me të vijë me numrin e modelit SM-G930 dhe një tjetër variant me numrin e modelit SM-G935.

Samsung Galaxy S7 me numrin e modelit SM-G930 me sa duket do të jetë sikurse paraardhësi i tij, S6 Galaxy me një ekran të sheshtë. Ndërkaq, Galaxy S7 me numrin e modelit SM-G935 do të jetë i ngjashëm me Galaxy S6 Edge dhe do të shfaqet me ekranin e lakuar në të dyja skajet.

Samsung fillimisht do t’i nisë modelet e reja të Galaxy S7 dhe S7 Edge në SHBA, Evropë, Kanada, Kore dhe Kinë, ndërsat telefonat e saj të rinj gjithashtu pritet të jenë në dispozicion në vende të tjera.

Në SHBA pajisjet do të vihen në dispozicion me Verizon, AT & T, T-Mobile, Sprint, US Cellular, MetroPCS dhe AIO, në Kanada pajisjet do të vihet në dispozicion me Bell Mobility.

Në Korenë Jugore telefonat e Samsung do të shiten nga SKTElecom, LG Uplus dhe KT, ndërsa ende nuk ka detaje se cilët operatorë evropianë do të kenë pajisjet e reja të Samsung.

Aktualisht nuk ka detaje për specifikat tjera të telefonave të Samsung, mirëpo pritet gjithsesi se ato të jenë të avancuara dhe të sjellin inovacion.

Lajme të ngjashme

Back to top button