Google përditëson aplikacionin Wallet për platformën iOS

Google sapo ka përditësuar aplikacionin e saj Wallet për platformën iOS të Apple. Ky përditësim ka si qëllim ti japë përdoruesve mundësinë të kërkojnë apo të dërgojnë para drejt përdoruesve të tjerë. Tanimë Google po e promovon këtë aplikacion si një mënyrë më të thjeshtë për të ndarë faturat apo shpenzimet e tjera me miqtë dhe për të dërguar para.

Në mënyrë që ky aplikacion të funksionojë siç duhet është i nevojshëm versioni iOS 7 ose ndonjë më i ri. Wallet është i disponueshëm me iPhone, iPad ose iPod. Së fundmi, Google ka rifreskuar iniciativat e saj në fushën e pagesave me lançimin e Android Pay, sistemin me anë të të cilit përdoruesit mund të paguajnë përmes në pika shitjesh direkt nga smartfoni i tyre. Më përpara këtë mundësi ta ofronte Google Wallet. Versioni Android i Wallet u lançua më herët gjatë këtij muaji. Kjo do të thotë që Google Wallet është vënë përballë rivalëve si Square ndërkohë që Android Pay konkuron drejtpërdrejt me Apple Pay.

Lajme të ngjashme

Back to top button