BDI: Shpifjet ndaj neve vijnë nga Beogradi dhe frymëzohen në Shkup

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar me gjasë për akuzat dhe informacionet që ka shpërndarë gazetari kontravers Zoran Bozinovski-Burevesnik, njofton Telegrafi.

‘Kohë më parë paralajmëruam qytetarët se në muajt në vijim do të vërshohen nga shpifje të tmerrshme dhe akuza nga më të ndryshmet me të vetmin qëllim që të dëmtojnë BDI-në, imazhin e kryetarit Ahmeti si dhe të nxisin përçarje në radhët politike të shqiptarëve. Djemtë dhe vajzat më të mira të kombit nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare janë të radhitur në Bashkimin Demokratik për Integrim dhe sot punojnë me po të njejtin përkushtim sikur në vitin 2001, për të avancuar të drejtat kolektive shqiptare, drejt barazisë së plotë midis komuniteteve shumicë në vend. Kjo fushatë e koordinuar dhe e planifikuar gjatë kohë në qarqe të caktuara, për fat të keq po gjen përkrahje indirekte edhe tek disa subjekte të vogla shqiptare, të cilat me oportunizëm po vihen në shërbim të dëmtimit të organizimit politik shqiptar në Maqedoni. Fushata e pandershme e shpifjeve dhe konstruksioneve të vazhdueshme, as kësaj radhe nuk do të gjejë përkrahje tek qytetarët shqiptarë. Kjo fushatë antishqiptare, gjithnjë e më tepër po përballet me një mobilizim masovik të të gjitha strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim, që do të rezultojë me një fitore plebishitare në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2016.’ thuhet në kumtesën e BDI-së.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button