Doktor Adili rrëfen arrestimin e tij

Pronari i spitalit privat “Shëndeti”, Adil Mustafa, ka mbajtur sot konferencë për shtyp në sheshin Skënderbe në Shkup. Mustafa ka sqaruar arrestimin e tij të hënën në pikën kufitare Qafa e Thanës.

“Erdha me kërkesë nga krahu i luftës, Ali Ahmeti, në vitin 2004 ndërtova Spitalin privat “Shëndeti”. Pasi spitali tregoi rezultate ne bëmë një biznes plan dhe ta zgjerojmë. Unë nga pres konferenca e fundit që e mbajta në Tetovë u nisa për Tiranë. Në kufi, ku isha bashkë me vajzën time, policia më arrestoi dhe më dërguan në stacionin policor të Tetovës. Banka paska bërë një kërkesë dhe pa dijeninë time paskan caktuar në gjobë, prej 1700 euro. Por, nuk e kam të qartë pse më arrestuan saktë në ditën kur unë mbajta pres konferencë. Mu kujtua se para një muaji pata takim me Musa Xhaferin dhe i kërkova ndihmë, ia tregova problem ai më tha se pse unë e përziej shtetin, sepse sipas tij unë s’do të fitojë asgjë përveç se do të mund të më arrestojnë dhe vërtetë ndodhi kjo e fundit. Unë jam investues që kam sjell këtu djersën time dhe e dua të vërtetën”, tha Mustafa, duke shtuar se do të mundohet edhe nëpërmjet një dokumentari që ta bind opinionin se biznesin e tij nuk po e lenë të zhvillohet politika aktuale.

Investuesi tjetër Borçe Petrevski në spitalin “Shëndeti” ka theksuar se politika po shkatërron bizneset dhe investimet e shtetasve të Maqedonisë.

“Maqedonia deklarohet si vend multietnik dhe ky shembull ku kemi investues shqiptar me dy partner, njëri turk dhe tjetri maqedonas tregon se biznesi na bashkon të gjithëve, por edhe këtu ndërhyri politika dhe u dëshmua se politika po shkatërron gjithcka. Ky është shembull se si funksionojnë bankat, si nuk i respektojnë ligjet, ndërsa nga ana tjetër pësojnë biznesmenët dhe qytetarët. Kërkojmë nga institucionet e shtetit që të gjithë t’i trajtojë sipas ligjit. Ligjet vlejnë për të gjithë, para ligjit të gjithë jemi të njëjtë”, deklaroi Petrevski.

Në këtë konferencë Adili akuzoi disa banka për manipulime dhe parregullsi të ndryshme me shkelje ligjesh ndërsa zëvendëskryeministrin Musa Xhaferri për korrupsion dhe krim të organizuar.

Portalb kontaktoi me zëvendëskryeministrin Musa Xhaferri i cili shkurt për redaksinë tonë tha se “nuk i komenton shpifjet e tilla.”/Portalb

 

LEXO: Gjykata: Mjeku Adil Mustafa u burgos për veprën “mashtrim kreditor”

Lajme të ngjashme

Back to top button