Formohet kabineti i ri qeveritar në Greqi

Janë shpallur anëtarët e kabinetit qeveritar i cili do të udhëhiqet nga lideri i SYRIZA-s, Alexis Tsipras i cili doli fitues në zgjedhjet e mbajtura ditën e dielë në Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në qeverinë e koalicionit të formuar nga SYRIZA dhe Partia Grekët e Pavarur (ANEL) në disa ministri ka patur ndarje të kompetencave, ndërsa në disa të tjera ka patur ndryshime emrash apo janë krijuar ministri të reja.

Në qeverinë e re përveç Kryeministrit Tsipras marrin pjesë me poste 42 persona. Në postin e ministrit të Jashtëm është vendosur sociologu, Nikos Kotzias, ministër i Financave, Euclid Tsakalotos, ndërsa ministër i Mbrojtjes është zgjedhur kryetari i Përgjithshëm i ANEL, Panos Kammenos.

Në kabinetin qeveritar të koalicionit ku SYRIZA ka 145 deputetë dhe 10 deputetë bëjnë pjesë në postet më të rëndësishme emrat si më poshtë:

Kryeministër, Alexis Tsipras

Zv.Kryeministër, Yannis Dragasakis

Ministri i Brendshëm, Panayotis Kurublis

Zv.ministre përgjegjëse për rajonin Maqedoni-Trakia, Maria Kollia-Tsaroucha

Ministri i Ekonomisë, Zhvillimit dhe i Turizmit, Yannis Stathakis

Ministri i Transportit, Infrastrukturës dhe Rrjeteve, Hristos Spircis

Ministri i Energjisë dhe Mjedisi, Yannis Cironis

Ministri i Zhvillimit të Bujqësisë, Vangelis Apostolu

Ministri i Financave, Euclid Tsakalotos

Ministri i Kulturës, Aristidis Baltas

Ministri i Punës, Yorgos Katruggalos

Ministri i Shëndetësisë, Andreas Ksanthos

Ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias

Ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos.

Ministri i Drejtësisë, Nikos Paraskevopulos

Ministri i Shtetit, Nikos Pappas

Anëtarët e rinj të kabinetit do të fillojnë detyrën e tyre pas betimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button