Anulohet paanshmëria

[Recension: Anulohet protesta para UShT-së]

Gazetari tradhton profesionin kur raporton me tendencë. Roli i gazetarit është të informojë në korniza profesionale dhe jo të keqpërdor profesionin për qëllime të ndryshme. Teksti që po recensojmë është tendencioz. Gazetari me të drejtë informon se një protestë e paralajmëruar është anuluar, por komentet e integruara e nxjerrin hapur njëanshmërinë e tij.

Studentët kishin paralajmëruar protestë para ndërtesës së Rektoratit të UShT-së për të kthyer afatin e provimeve të tetorit. Por, sot askush nuk u shfaq për të protestuar.

Anulohet protesta para UShT screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Anulohet protesta para UShT-së

Data e publikimit: 18.09.2015

Data e recensimit: 19.09.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Paragrafi në vijim është paksa i komplikuar për lexuesin dhe krijon huti. Në të shkruhet se një portal, i cili edhe është cituar, ka siguruar paralajmërimin për protestë, por në këtë tekst të cilin po e recensojmë, mungon një njoftim i tillë. Do të ishte korrekte verifikim i në njoftimi të tillë nga organizatorët ose edhe të vendosej linku i cili çon lexuesin tek ai paralajmërim për protestë.

Protesta e paralajmëruar ishte për heqjen e afatit të tetorit për studentët që nuk kishin mundur të kapin kushtin për regjistrim në vitin e ardhshëm.

Një gazetarë profesionist do të kërkonte organizatorët për t’u prononcuar rreth anulimit të protestës. Madje edhe më profesional do të ishte lajmi, nëse do të kërkohej qëndrim nga USHT, në lidhje me pakënaqësitë studentore.

Roli i mediave është që të luaj rol konstruktiv në shoqëri dhe të ndikojë në mënjanimin e fenomeneve të pa dëshiruara në shoqëri. Publikut veç faktit se protesta është anuluar, i intereson edhe informacioni rreth arsyeve të anulimit. Ajo që vërehet në tekst është tendenca e autorit kundër protestës. Këtë lexuesi e vë re kur lexon tekstin. Një gjë e tillë nuk lejohet sipas normave profesionale. Sa do që të mendohet se një gjë e tillë do të kalojë, sërish kjo vihet re dhe e bën artikullin të perceptohet si joprofesional.

Lajme të ngjashme

Back to top button