Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjës në vizitë zyrtare në Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje dhe Hercegovinës, Igor Crnadak sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë me ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki.

Në kuadër të vizitës, ministri Crnadak do të pritet nga presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, ndërsa do të realizojë takim edhe me kryeministrin, Nikolla Gruevski.

Përveç kësaj, do të mbahet edhe seancë plenare në MPJ në të cilën pritet që ministrat e Punëve të Jashtme të dy vendeve të shkëmbejnë mendime për nivelin e deritanishëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral, si dhe propozime dhe iniciativa për zgjerimin e saj në të gjitha sferat me interes të përbashkët.

Pritet që bashkëbiseduesit të shkëmbejnë mendime edhe për fluksin e emigrantëve nga Lindja e Afërt në rajon, ndërsa do të bisedohet edhe për bashkëpunimin në kuadër të iniciativave rajonale.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button