2000 euro një biletë e trenit luksoz

Në vitin 2017-të në shërbim të njerëzve do të vijë treni luksoz, që një biletë do të kushtojë 2000 euro. Treni luksoz është rezultat i punës së përbashkët të dizajnuesit nga Ferrari, Ken Okuyama dhe hekurudhave japoneze “JR East”.

Projektuesit e trenit janë shprehur se “treni do të ketë vagona me mure xhami, dizajn të shkëlqyer dhe suita luksoze”. Ata kanë shtuar se “treni do të ketë 10 vagonë, i mobiluar me mobilje druri dhe lëkure, me një restorant madhështor dhe tre suita si në përralla”, transmeton Shekulli.

Ky projekt do të kushtojë rreth 50 milionë dollarë dhe pritet që treni të jetë gati në 2017. Sipas tyre, secili prej vagonave do të ketë hapësira të dyfishta vëzhgimi, në mënyrë që 34 pasagjerët, kapaciteti maksimal, të mund ta shijojnë peisazhin gjatë udhëtimit.

“Pesë vagona do të jenë të dedikuar vetë për fjetjen. Treni do të ketë edhe sistemin EDC që mundëson lëvizje njësoj si në binarët elektrikë po ashtu edhe në ata jo-elektrik”, kanë deklaruar dizajnuesit.

Lajme të ngjashme

Back to top button