Interpol Tirana ekstradon dy shqiptarë drejt Italisë

Gjatë ditës së sotme janë kryer dy ekstradime nga brenda – jashtë të realizuara nga Interpol -Tirana.

Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Shqipëria drejt Italisë, i shtetasit shqiptar, Baki ÇOKU, 40 vjeç, lindur në Lushnje.

Gjyakat e Milanos me Vendimin nr NO.12285/1, date 29.06.2015, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Veprimtari kriminale me qëllime terroriste”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në kuadër të një hetimi të gjerë të kryer nga autoritetet italiane, ka rezultuar se me datë 17.09.2014, shtetasi Baki ÇOKU, ka organizuar martesën e një shtetase italiane me një shtetas shqiptar me qëllim vajtjen ne Siri, dhe pjesmarrjen në konfliktin e armatosur.

Gjithashtu po sot nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana  u krye ekstradimi nga Shqipëria drejt vendit Italisë, i shtetasit shqiptar, Erdiol CELAJ, 27 vjeç, lindur  në Elbasan.

Gjyakat e Genovas me Vendimin nr 12181/09 r, date 09.05.2014, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Trafikim i lëndëve narkotike”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romë, Itali, u bë i mundur arrestimi i tyre  në Elbasan, dhe në Lushnjë  me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button