Marrëdhëniet me publikun dhe gazetaria nuk janë e njëjta gjë

Teksti që e recensojmë është propozim i një lexuesi tonë, i cili thotë: “Në Facebook dhe në ueb-faqen e tyre kjo është prezantuar si lajm, edhe pse është shumë e qartë se është tekst i sponsoruar, gjegjësisht reklamë e pastër”. Lexuesi ynë ka të drejtë. Kjo është reklamë, e jo tekst gazetaresk.

Макфакс   Дејан Џокиќ заработи 3.000 евра со вложени 300 евра тргувајќи на светска берза од домаLinku deri te artikulli origjinal: Dejan Dokiq fitoi 3.000 euro me 300 euro të investuara duke bërë tregti në bursë botërore prej shtëpie

Data dhe koha e publikimit: 16.09.2015

Data e recensionit: 18.09.2015

Recensues: Аna Anastasovska

“Dejan Xhokiq, biznesmen nga Uzhica, tashmë tre muaj me shumë sukses bën tregti në bursën botërore, dhe gjatë kësaj periudhe ka fituar 3.000 euro duke investuar 300 еuro, duke bërë tregti nga shtëpia e tij.”

Në biznesin e marrëdhënieve me publikun ekziston një thënie e popullarizuar – reklamimi është i shtrenjtë, teksti me lavdërime është i paçmuar. Mirëpo, megjithatë, mediat duhet të bëjnë dallim ndërmjet asaj që është tekst gazetaresk dhe tekstit të dedikuar për marrëdhënie me publikun.

Gazetaria dhe marrëdhëniet me publikun kanë parime të ndryshme të veprimit, gjegjësisht gazetaria sipas definicionit punën në interes të publikut, ndërsa njerëzit që merren me marrëdhëniet me publikun, punojnë në interes të klientëve të tyre. Dhe qëllimi i tyre është t’u shërbejnë punëdhënësve të tyre, t’i promovojnë dhe t’i lavdërojnë me çdo kusht.

A ka kjo lidhje me realitetin ose jo, gjithsesi media nëpërmjet tekstit gazetaresk të dedikuar për marrëdhënie me publikun nuk mund të japë vlerësim, mirëpo, megjithatë, do të distancohet dhe në interes të publikut do të theksojë se teksti është reklamë e paguar.

Në këtë rast, kemi një tekst-reklamë për të cilin askund nuk është theksuar se është i tillë, gjegjësisht është transmetuar si tekst i zakonshëm gazetaresk. Në atë mënyrë, media e ka shkelur nenin 6 të Kodit të gazetarëve ku në mënyrë të qartë theksohet se:

Gazetari nuk guxon ta përdorë medien për publikimin apo për fshehjen e informacioneve për përfitime personale.
Mita, korrupsioni dhe shantazhi janë të huaja për profesionin e gazetarit.
Nuk guxon të lejohet që reklamimi dhe motivet e tjera komerciale të ndikojnë ndaj lirisë së informimit.
Duhet të ekzistojë ndarje e qartë në mes të reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim.

Lajme të ngjashme

Back to top button