Aliti pro reformave, kundër partisë së re

Rafiz  Aliti, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe deputet i BDI-së,  në një prononcim për Portalb u bënë apel gjithë bashkëpartiakëve dhe ish bashkëluftëtarëve që vendi i tyre është në BDI.

“Brenda BDI-së të japin kontributin e tyre për reformat që duhet të ndodhin në BDI. Unë ngeli në BDI edhe më tutje. Dhe, kërkoj që reformat të ndodhin në BDI. Kuadrot që nuk e kanë arsyetuar veten me punën e tyre, nuk i kanë arsyetuar pritjet e elektoratit të BDI-së, është koha që të lirojnë vendet për kuadrot që janë dëshmuar brenda BDI-së gjatë këtyre viteve”, tha për Portalb Aliti.

Në pyetjen tonë se çka nëse nuk ndodhin reformat në BDI të cilave ai po iu referohet, Haliti nuk vazhdoi tutje por ritheksoi se ai do të ngelet në BDI. “Do të ngeli në BDI në pozicionin se reformat duhet të ndodhin”, përfundoi Aliti.

Emri i Rafiz Alitit ishte përmendur si përkrahës i mundshëm i partisë së re që do të del nga krahu ushtarak BDI-së, të cilët kanë shprehur revoltë kundër strukturës së vjetër të partisë dhe pritet që t’i instrumentalizojnë veprimet./Portalb

 

LEXOFatmir Dehari për Portalb: Reforma duhet të ketë por unë nuk jam në asnjë grupim

LEXOAdili: Partia re e hapur për ata që punojnë në interes të popullit

LEXOProcesi i vështirë i reformave në BDI

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button