Blegtorët dibran kanë probleme për subvencionet e kullosave

Drejtoresha e Ndërmarrjes publike të kullosave në Maqedoni , Ilmije Vllasaku dhe sekretari shtetëror i MInistrisë së bujqësisë, Besir Jashari patën një takim me blegtorët dibran.
Gjatë këtij takimi  pati diskutime të ndryshme sa I takon subvencioneve për kullosat e shumta për ruajtjen e deleve  nëpër bjeshkët e larta.

Drejtoresha e Ndërmarrjes  së kullosave në Maqedoni, Ilmije Vllasaku potencoi se deri më tani blegtorët e shumtë kanë pasur probleme me kontratat e ndryshme që kanë aplikuar për subvencionet e tyre .

Sipas Vllasakut,deri më tani është dashur që të bëhet një elaborat nga ana e blegtorit dhe me pas të shkruhet  kontratë për marrjen e kullosave. ,, Deri në vitin 2010 me ndryshimin e ligjit shumë prej kullosave nuk kanë qenë të evidentuara në Kadastër,të ndaluara për t’i dhënë për blegtorët , ndaj është dashur që të përmbushet elaborati që të merre kontratat, tha ajo. Tanimë ky problem do të tejkalohet, ne si Ndërmarrje përgatisim projekt-program që blegtorët dibran dhë mbarë blegtorët e tjerë të kenë të drejtat e tyre sa u takon subvencioneve dhe gjërave tjera primare që të kënaqim nevojat tuaja blegtorale,, theksoi Vllasaku.

Ndërkaq sekretari shtetëror i  MInistrisë së bujqësisë, Besir Jashari potencoi se sektori I blegtorisë është një ndër sektoret më të rëndësishëm sepse sipas tij duhani, vera, pemët , perimet dhe mishi i qengjit janë produktet primare që kanë më shumë subvencione nga shteti, sepse këto produket përcillet për në tregun evropian. Mishi I qengjit është më I rëndësishmi për ne si shtet, ndaj dhe blegtorët në përgjithësi me ruajten e deleve krijojnë një zhvillim të madh në ekonominë e shtetit.

Ndërkaq Ilir Kosovrasti, përfaqësues I Ndërmarrjes së kullosave në Dibër, Ilir Kosovrasti I potencoi të gjithë problemet e blegtorëve dibran të cilët kanë aplikuar me  kontrata të shumta sa I takon kullosave por nuk kanë marrë asgjë.Sipas tij ka pesë gjashtë raste në Dibër ku blegtorë të pandërgjegjshëm shkojnë në kullosat e larta dhe I konsiderojnë si të vetat 30 vite me rradhë duke potencuar se atje janë vende kufitare dhe kanoset rrezik ndaj blegtorëve dibran.

Lajme të ngjashme

Back to top button