Familjarët marrin trupin e pajetë të Ruhi Bakiut

Pas obduksionit, mjekësia ligjore ka dorëzuar sot trupin e pajetë të Ruhi Bakiut familjarëve të tij. Ruhi Bakiu humbi jetën në hotelin e djegur  ”Granit” në Kodrën e Diellit ditën e martë. Djali i tij, Adrian Bakiu, tregon për Portalb, se në mëngjesin e ditës së sotme kanë marrë trupin e babait nga mjekësia ligjore. Varrimi i të ndjerit Ruhi Bakiu do të bëhet sot në orën 16 në varrezat te fakulteti i arteve në Tetovë.

Familjarët nuk do të kenë më dilema për identitetin e viktimës, ashti siç pritnin verifikimin nga mjekësia ligjore. Dilemat dhe rrethanat e vdekjes së profesor Bakiut, pritet që ti zbardhin organet kompetente. 

Ruhi Bakiu, ishte profesor në UEJL dhe anëtarë i Komisionit rregullatorë të energjetikës, ai mbante qëndrime kritike kundër padrejtësive  dhe ishte kundër nepotizmit në institucione.

Bakiu mbante në vetvete idenë e  themelimit të  një organizate joqeveritare ”Lëvizja 12”, e cila tani më është e qartë se kjo ide e tij nuk do të konkretizohet më asnjëherë.

Në muajin prill të këtij viti, Ruhi Bakiu ka pasur një aksident në komunikacion, për të cilin ai thoshte së i është shkaktuar me qëllim.

Lajme të ngjashme

Back to top button