Rifillon mësimi në shkollën “11 Tetori” në Shkup

Nxënësit e shkollës fillore ‘11 Tetori’ në Komunën Qendër në Shkup nga sot përsëri fillojnë me mësim të rregullt, njofton Telegrafi.

Në njoftimin e shkollës thuhet se edhe në mënyrë zyrtare rezultatet e institucioneve janë në bazë të gjithë parametrave të duhura. Rezultatet higjienike dhe të bakterieve por edhe rezultatet e ajërit janë në rregull dhe në përputhje me parametrat e lejuara. Vendimi është sjellë pas një mbledhje të përbashkët në mes të zv/ministrit të arsimit Spiro Ristovski dhe kryetarit të komunës Qendër Andrej Zhernovski.

Gjatë këtyre ditëve shkolla është dezifektuar në tërësi, ndërsa arsyet e helmimit kanë qenë temperaturat e larta dhe sëmundjet virale, thuhet në komunkatën e lëshuar nga shkolla.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button