Lëvizja Uniteti: Nuk është e ndershme të kopjohen emërtimet e subjekteve ekzistuese

Ka reaguar Lëvizja Uniteti, pas informacioneve të fundit në media është përhapur lajmi për daljen në skenë të një strukture politike me emërtimin e njëjtë, njofton Portalb.

“Lëvizja Unitet apelon deri tek mediat që të mos përdoren emra të përveçëm në lidhje me të. Momentalisht, ajo është organizatë me strukturë horizontale organizative dhe pa udhëheqës të veçantë. Lëvizja Uniteti, është një Lëvizje civile politike e formuar me vullnetin e lirë të pjesëmarësve në mbledhjen themeluese të mbajtur në Tetovë, datë 20 qershor 2015 kur edhe është nënshkruar vetë akti i themelimit”, thuhet në deklaratën e tyre me shkrim, njofton Portalb.

Njëkohësisht, Lëvizja Uniteti vlerëson që nuk është as e ndershme dhe as e moralshme që të kopjohen emërtimet e subjekteve ekzistuese nga subjekte tjera në formim e sipër.  Sipas tyre, kjo për më tepër nëse rasti ka të bëjë me organizma me veprimtari të përafërt ose të njëjtë, njofton Portalb.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button