Carla Del Ponte: Drejtësia do të arrijë tek Assadi, sikur tek Millosheviqi

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, tash studiuese e OKB-së për të drejtat e njeriut, ka thënë se drejtësia do të arrijë tek presidenti i Sirisë Bashar al-Assad, edhe nëse ai mbetet në pushtet pas përfundimit të luftës, duke e marrë si shembull rastin e ish-diktatorit serb Slobodan Millosheviq.

“Assadi është president, kështu që le të negociojmë me institucionin e presidentit. Nëse mund të biem dakord për për një armëpushim me presidentin, pse jo? Por, pas kësaj drejtësia do të vije”, u ka thënë Del Ponte gazetarëve, transmeton Indeksonline.

“Ju kujtohet, në ish-Jugosllavi Millosheviqi ishte president. Ai zhvilloi bisedimet për paqen e Daytonit dhe ishte arritur një marrëveshje. Dhe drejtësia u zbatua më pas. Ky është vetëm një shembull i së kaluarës” ka thënë Del Ponte, raporton Reuters.

Lajme të ngjashme

Back to top button