Dhjetëra palestinezë të arrestuar në tre ditët e fundit nga policia izraelite
Theksohet se policia izraelite ka arrestuar në orët e fundit 21 palestinezë në Jerusalemin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga zëdhënësi i policisë izraelite, Luba Samiri theksohet se në Jerusalemin Lindor janë arrestuar 21 palestinezë me akuzën “Prishje të qetësisë publike në Mesxhid-in Aksa dhe në disa lagje përreth”.
Mësohet gjithashtu se në operacionet e fundit të ndërmarra nga policia izraelite në Jerusalem numri i personave të arrestuar brenda 3 ditëve është rritur në 49.
Në Jerusalem si pasojë e rritjeve të tensioneve pas shkeljeve të Izraelit në Mesxhd-in Aksa, shpeshherë mes palestinezëve dhe policisë e ushtarëve izraelitë përjetohen konflikte.