LR-PDSH: Zona Ekonomike e Tetovës të jetë lëndë hetimi e Prokurores Speciale!

Edhe pse shqiptarët kanë një kontribut të konsiderueshëm në ekonominë e vendit, qoftë në të hyrat e përgjithshme buxhetore, qoftë në konsumin e përgjithshëm, remitencave dhe në rritjen e rezervave devizore, me çka kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik si parakusht themelor të funksionimit normal ekonomik të vendit, ata në vazhdimësi janë diskriminuar në aspektin ekonomiko-financiar, reagon sot partia LR-PDSH.

Nga kjo parti thonë se që nga viti 2002 kur kuadro shqiptare udhëheqin me ministrinë e ekonomisë kjo është periudha e diskriminimit më të madh ekonomik të shqiptarëve.

“Investimet e Huaja Direkte paraqesin një dëshmi të diskriminimit të planifikuar ekonomik të shqiptarëve. Zonat ku janë përqëndruar Investimet e Huaja Direkte (IHD) janë zona të banuara me popullatë maqedonase dhe infrastrukturë më të zhvilluar. Edhe sot e kësaj dite, këto politika margjinalizojnë pjesën veriperëndimore të vendit, përkundër kushteve të favorshme për investime, kapitalit të mjaftueshëm njerëzor, kushteve të favorshme për zhvillimin e turizmit, pozitës të favorshme gjeografike  dhe lidhjeve ndërkufitare.  Ç’është më e keqja, qeveria vazhdimisht e promovon këtë rajon si rajon të rrezikshëm për investime.

Zona të lira ekonomike ka në Shkup, Shtip, Manastir, Veles, Kavadar, Prilep, Rënkovce, Radovish, Gjevgjeli, Strumicë, Vasilevo, Makedonska Kamenicë etj, ku edhe gravitojnë shumica e IHD-vë, ndërsa janë paralajmëruara edhe investime të reja në Shtip, Prilep, Ohër etj. Dhe shqiptarët me të drejtë pyesin, Kumanova, Shkupi pjesa Shqiptare, Tetova, Gostivari, Dibra, Struga, Kërçova etj, a janë qytete të këtij shteti? Në këto qytete a jetojnë njerëz që janë taksa pagues të rregullt të këtij shteti, që janë lojal të këtij shteti, që janë konsumatorë të mëdhenj, apo vetëm shërbejnë si burim i financimit të nevojave të Qeverisë.

Zona e Lirë Ekonomike e Tetovës është një zonë korrupsioni e BDI-së, binomit Ahmeti Xhaferri, e cila figuron në administrim të kompanisë “Nor-Mak”, kompani për të cilën më herët u dëshmua se është në pronësi të njeriut të afërt të Ali Ahmetit. Kështu, BDI-së nuk i intereson zhvillimi ekonomik në zonat shqiptare, sepse kjo parti tashmë ka hyrrë thellë në ujërat e krimit dhe korrupsionit. LR-PDSH kërkon që edhe afera e Zonës së Lirë Ekonomike të Tetovës të jetë lëndë hetimi nga Prokurorja Speiale.“ thonë nga LR-PDSH.

Lajme të ngjashme

Back to top button