Në Klubin e Deputetëve takohen grupet punuese, rregullativa zgjedhore në tavolinë

Sot në ora 13 kanë vazhduar bisedimet e grupeve punuese për ndryshimin e rregullativës zgjedhore. Sipas marrëveshjes nga Przhino për dalje nga kriza politike, afati për marrëveshje është deri më 6 tetor.

Edhe sot do të bisedohen për ndryshimin e modelit zgjedhor, pastrim të listave zgjedhore, kompetencat e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor dhe votimit të diasporës.

Deri më tani, katër partitë janë para marrëveshjes për pastrimin e listave zgjedhore me regjistrim aktiv. Në lidhje me modelin zgjedhor LSDM, është për një njësi zgjedhore.

Votimi i diasporës edhe më tej është në ngecje. LSDM dhe BDI janë për ndryshime në lidhje me votimin e diasporës, ndërkaq VMRO-DPMNE, nuk është për ndryshim.

Në bisedimet e sotme, përveç ekspertit belg Piter van Hojte do të marrin pjesë edhe ekspertë nga OSBE dhe ODIHR.

Lajme të ngjashme

Back to top button