Pa burime humb besueshmëria

[Recension: VMRO-ja bllokon drunjtë për ngrohje, nga nëntori premton çmime të lira?!]

Gazetari me anë të përmbajtjes duhet të vërtetojë atë që e ka pohuar  në titull. Që do të thotë se titullin duhet mbështetur me informacion të saktë.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: VMRO-ja bllokon drunjtë për ngrohje, nga nëntori premton çmime të lira?!

Data dhe koha e publikimit: 14.09.2015

Data e recensionit: 18.09.2015

Recensent: Xhenis Sulimani

Produkti gazetaresk që po e recensojmë nis me titullin: “VMRO-ja bllokon drunjtë për ngrohje, nga nëntori premton çmime të lira”. Gjatë leximit të tekstit, opinioni nuk do të mund të vërtetojë se kush dhe kur ka filluar “bllokimi i drunjve”, por as nivelin e çmimeve të drunjve.

“Interesimi për drunj nga pyjet shtetërore është shumë i madh, sepse një metër kub katror ahu bashkë me transport kushton 2.500 denarë, ndërsa dushku 2.600 denarë, që do të thotë dy herë më lirë se drunjtë që i ofrojnë shitësit privat.”

Teksti tenton që informacionin ta bazojë në qëndrimin e qytetarëve, por duke e përgjithësuar mendimin e tyre, dhe pa marr prononcim nga ndonjë qytetar i caktuar për të shprehur qëndrimin në lidhje me çështjen.

As në deklaratën e cituar nga i pari i “Pyjeve të Maqedonisë” gazetari nuk ka verifikuar titullin e tekstit. Nuk vërtetohet saktë se a do të jenë çmimet më të lira apo jo.

“Deri në fund të tetorit një pjesë e madhe e amvisërive nga Maqedonia që ngrohen me drunj do të furnizohen me drunj për ngrohje, vërteton Zharko Karaxhoski, drejtor nga ‘Pyjet e Maqedonisë’.”

Kjo mënyrë e të bërit gazetari humb besimin e lexuesve. Opinioni do lajme të sakta, të qarta dhe të verifikuara. Në këtë rast do të duhej informacioni të ishte i bazuar në shifra konkrete duke iu përgjigjur me të drejtë interesit të qytetarëve për një çështje që ngjallë interes.

Titulli gjithashtu duhet të informojë dhe të jetë i bazuar në fakte, kodi etik gazetaresk nuk lejon që ai të jetë i pasaktë dhe të ngjallë dyshime.

Lajme të ngjashme

Back to top button