Papa Françesku takohet me Fidel Kastron në Havanë

Papa Francesku u takua në Havanë me liderin revolucionar Fidel Kastro. 89 vjecari kastro dhe Papa u takuan në shtëpinë e komandantit i cili la pushtetin në 2006-ën.
Papa i dhuroi Fidelit disa tekste të tij si dhe një publikim multimedial për atë Armando Lorenten, një jezuit që ishte dhe pedagog i Kastros 70 vjet më parë. Më pas Papa është takuar edhe me presidentin e Republikës Raul Kastro me të cilin biseduan për rinisjen e marrëdhënieve mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një pjesë e së cilës ndërmjetësohet nga Vatikani.
Udhëtimi i Papës i nisur në Kubë, që u prit nga mijëra besimtarë në kishën në sheshin e revolucionit, plot 200 mijë persona, do të vazhdojë të martën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku përvec bisedimeve me presidentin Obama është parashikuar një fjalim edhe në kongresin amerikan.

Lajme të ngjashme

Back to top button