Gazetarët nuk janë politikanë dhe duhet ta mbajnë mend këtë

004-NOV-Ќе бидат ли имотите на СДСМ овците предмет на специјалниот јавен обвинитеl zurnal-FINAL-crop-resize

[Recension: A do të jenë pronat e anëtarëve të LSDM-së lëndë e prokurorit special publik?]

Ky tekst është shembull klasik për spin në gazetari dhe për defokusim të publikut. Artikulli është përplot me komente që kanë për qëllim diskreditimin e njerëzve të parë të LSDM-së dhe prej aeroplanit shihet se teksti është politikisht i anshëm.

004-NOV-Ќе бидат ли имотите на СДСМ овците предмет на специјалниот јавен обвинитеl zurnal-FINALLinku deri te artikulli origjinal: A do të jenë pronat e anëtarëve të LSDM-së lëndë e prokurorit special publik?

Data dhe koha e publikimit: 10.09.2015

Data e recensionit: 15.09.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

Që në titull, autori i tekstit pyetet: “A do të jenë pronat e anëtarëve të LSDM-së lëndë e prokurorit special publik?”. Përgjigja në këtë pyetje është e qartë. Mirëpo, megjithatë, në artikull bëhet përpjekje për ta defokusuar lexuesin dhe të potencohet krimi i pretenduar i njerëzve të parë të opozitës, për të cilën gjë nuk ka fakte dhe dëshmi, por vetëm publikime të pakonfirmuara.

“Nëse prokurori special publik fiton mandat që t’i shqyrtojë gjendjet pronësore të funksionarëve të LSDM-së, atëherë do të ketë shumë punë, shkruan Netpress-i.”

Për gjendjet pronësore të funksionarëve të LSDM-së, VMRO-DPMNE-ja në pushtet shpesh herë ka dalë me akuza të ndryshme, ndërsa partia opozitare ka pasur qëndrimin se në qoftë se ka diçka të dyshimtë, ka organe dhe institucione që mund ta verifikojnë këtë dhe atyre u kanë bërë thirrje që, në qoftë se ka nevojë, të inicojnë procedurë. Megjithatë, deri tani, as prokuroria, as Komisioni për antikorrupsion nuk kanë inicuarë asnjë hetim.

Prokurori special publik nuk mund të merret me gjithçka, por është definuar në mënyrë të qartë, se me çfarë qëllimi është zgjedhur dhe cilat lëndë do t’i shqyrtojë. Kjo gjithsesi është definuar në Marrëveshjen e Përzhinos, të cilën e nënshkruan liderët e katër partive më të mëdha për dalje nga kriza politike.

Prokurori special publik do të merret me lëndën “Puçi” dhe me lëndët që ndërlidhen me përgjimin, gjegjësisht me “bombat” që i publikoi opozita.

Çdo përpjekje që prokurorit t’i imponohen raste të tjera, bien në ujë, veçanërisht kur këtë e bëjnë gazetarët. Kjo nuk është punë e tyre, që të bëjnë politikë, por ta informojnë publikun. Veglat e këtilla spinuese dhe manipulative janë të palejueshme në gazetarinë profesionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button