Avionët izraelit bombardojnë disa objektiva në Gaza

Aeroplanët luftarak të ushtrisë izraelite këtë mëngjes kanë kryer sulme ajrore mbi tre objektiva në Askalan, në veri të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA). Në këto sulme nuk kishte të vrarë ose të plagosur, por janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sipas deklaratës të ushtrisë izraelite, janë bombarduar disa objektiva ku ndodhen njësitë e brigadës palestineze Izzeddin al-Kassam, krahut ushtarak të Hamasit.

Në këtë deklaratë theksohet se sulmet ishin një përgjigje ndaj sulmeve me raketa, siç pretendohet të kryera një natë më parë nga Rripi i Gazës.

“Avionët e ushtrisë izraelite kryen sulmet në përgjigje të sulmeve të mbrëmshme nga Gaza,” theksohet në deklaratën e zëdhënësit të ushtarisë izraelit në rrjetet sociale.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Afikhay Edri ka thënë se Izraeli nuk do të injorojë sulmet e drejtuara ndaj tij, dhe se nuk do të lejojnë rrezikimin e sigurisë të qyteteve në jug të Izraelit.

“Gaza kontrollohet nga Hamasi. Ai është përgjegjës për sulmet”, tha Edri.

Pala palestineze ende nuk është prononcuar zyrtarisht në lidhje me sulmet.

Lajme të ngjashme

Back to top button