KOALICIONI NEO-OPOZITARË – “Shqip flasim, por nuk kuptohemi”

“Shqip flasim, por nuk kuptohemi” doli nga truri im duke parë dhe dëgjuar lajmet dhe ngjarjet për dhe rreth koalicionit ta quaj, NEO-OPOZITAR të shqiptarëve të Maqedonisë. Është kohë shumë specifike dhe vendimtare për ne dhe gjeneratat që vijnë. BE-së sikur i ka humbur durimi nga sjelljet tinejxherike të elitës politike në RM dhe bën çmos që këtë regjion ta fus në binaret për të krijuar stabilitet dhe siguri. Vet emërimi i prokurores speciale në afat të caktuar dëshmoi se ky proces është serioz dhe se nuk ka fuqi të shantazhoj këtë rrugëtim drejt eliminimit të kaosit të përgjithshëm në këtë pjesë të rruzullit tokësor.

Paraqitja e neo-opozitarëve në skenën e turbullt mbas skandaleve të njëpasnjëshme të elitës të lodhur politike ishte nevojë e kohës dhe domosdoshmëri, sepse u tregua se problemet nën tepik u grumbulluan aq shumë sa u bë gunga-gunga. Është e vertetë se u paraqitën lëvizje të ndryshme, u revitalizuan parti gati të harruara dhe krejt kjo është në rregull sipas parimeve të shoqërisë demokratike. Specialistët e proçesit zgjedhor i bënë analizat e para dhe sygjeruan që neo-opozitarët nëse duan të marrin timonin në dorë duhet të bashkëpunojnë dhe të formojnë koalicion ndërpartiak. LR-PDSH –ja dhe RDK-ja, dy parti, për mendimin tim, të qendrës së djathtë me orientim nacional-demokratik, formuan “Aleancën për Shqiptarët” dhe punohet në drejtim të fuzionimit dhe përpilimit të nji programi neo-opozitar për dalje nga kriza momentale, në veçanti, shqiptarët e Maqedonisë e në pergjithsi, të gjith qytetarët, pa marrë parasysh orientimet dhe përkatësit e ndryshme.

Në anën tjetër “Lëvizja Besa” doli me propozim të ngjajshëm dhe kërkon bashkimin e forcave politike neo-opozitare me program që nuk dallon nga kjo e para dhe shkakton huti ndër popullatë e sidomos ndër votuesit potencial neo-opozitar. E quan “Këshilli mbipartiak”, që për mendimin tim edhe më shumë shkakton dezorientim te popullata e cila me progresion gjeometrik kthehet nga neo-opozitarët.

Unë jurist nuk jam, por jam i sigurt se në këto dy iniciativa nuk ka dhe nuk mund të ketë dallime të mëdhaja. Këtu tani aktivizohet gjeni përçarës, gjeni i kompleksit të superioritetit, gjeni i bajraktarizmit, gjeni i “mercedesit” dhe “helikopterit”, etj.

Si kuvendar i LR-PDSH –së, APELOJ, KËRKOJ, LUS, GJUNJËZOHEM : të thyhet akulli dhe të ulet në tavolinë të rrumbullakët, nëse ka nevojë “në teren neutral” dhe të pastrohen dilemat, trilemat etj. Gjithçka është në duart tona, pastaj mos kemi alibi për sikur … do të ishte …

Lajme të ngjashme

Back to top button