Apple në telashe. Përdoruesit ankohen për dështimin e aplikacioneve në iOS 9

Me sa duket sistemi i ri operativ i Apple, iOS 9 nuk po shkon aq mirë sa pritej. Kjo u vu re nga përdoruesit që në momentet e para të instalimit të tij; një pjesë e përdoruesve pohuan se u shfaqej një mesazh gabimi dhe softueri nuk arrinte të shkarkohej plotësisht.

Tanimë përdoruesit kanë treguar përmes rrjeteve sociale dhe mediave online për një tjetër problem, bllokimin dhe dështimin e papritur të aplikacioneve.

Ankesat e përdoruesve kanë vërshuar në rrjetet sociale, ata janë shprehur të zhgënjyer. Sipas tyre një pjesë e madhe e aplikacioneve bllokohen dhe është e nevojshme fshirja dhe riinstalimi i tyre për të normalizuar gjëndjen. Kaq shumë ankesa nuk janë diçka e mirë për Apple ndaj bën mirë që këto probleme të korigjohen shumë shpejt.

Për më tepër që nuk është hera e parë që ndodhin probleme të tilla në momentin e lançimit të softuerit të ri. iOS 8 vitin e shkuar solli një sërë problemesh në Wi-Fi, reduktoi ndjeshëm kohëzgjatjen e baterisë etj. Dhe kur bëhet fjalë për sistemin operativ të orës inteligjente, problemet janë akoma më të mëdha sa Apple nuk ka arritur akoma ti zgjidhë. Ndaj dhe debutimi i watchOS 2 është shtyrë përkohësisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button